“Portieri të kishte pak më shumë fantazi te goli”, Ndreu me kritika: Dalim te porta po na duket si kuti shkrepseje

Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës së 10 në “Abissnet Superiore”. Kukësi është hkamarrë ndaj Egnatias për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Verilindorët kanë mposhtur ekipin e Maganit me rezultatin 2-0. Basha zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Milunoviç ai që shënoi vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës së rregullt. Skuadra e Longos merr kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke shkuar vetëm 1 pikë larg Tiranës kryesuese.

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Dinamo ka marrë tre pikët. Nëndetësja kryeqytetase ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga një supergol i Ibrahimit, i cili tregon klasin e tij nga goditja e dënimit. Shkëmbi mund të marrë frymë i qetë pas fitores së sotme, teksa në rast të një rezultati negativ situata e Dinamos mund të ndërlikohej. Më poshtë gjenden edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport“.

Ndreu (Kastrioti): “Kemi shumë ndeshje që po na vjen keq dhe po humbim. Po ngushëllohemi me humbjet. Sot e interpretuam mirë, por njëherë na erdhi Dinamo dhe na shënoi. Portieri mund të kishte pasur më shumë fantazi, sepse dihej që Ibrahimi do godiste aty. Jemi ndër ato skuadra që dalim më shumë te porta e kundërshtarit, por na duket porta si një kuti shprepseje. Edhe portieri i tyre sot ishte shumë i mirë, të paktën do e kishim marrë një pikë. Edhe Skënderbeu vjet ishte 16 pikë larg po na kapi. Duhet të durojmë deri në merkaton e janarit. Jo se këta lojtarë nuk vlejnë, por duhen përforcime“

Shkëmbi (Dinamo): “Fitore minimale por deri diku kishim nevojë për tre pikët. Pjesën e parë bëmë një lojë jo të mirë. Por pavarësisht kësaj kishim nevojë për pikë. Për trajnerin te kjo pjesë nuk ka vështirësi. Nga minuta e parë luajnë ata që bëjnë më mirë. Bakaj apo Harizaj? Nëse Bakaj vazhdon në këtë mënyrë dhe ofron siguri dhe e thënë më shqip na ka ndihmuar do të jetë ai titullar. Vazhdoj të mendoj që ndryshimet nuk bëhen me buton, duan kohë. Lojtarët e rinj duan kohë. Nuk janë mësuar të luajnë për objektiva madhorë. Nuk janë mësuar të luajnë për kampion, nuk janë mësuar të luajnë për Europë. Këta lojtarë po vazhdojnë të rriten. Javën tjetër do bëjnë akoma më mirë. Rezultati 1-0 është gjithmonë i vështirë. Gjithmonë i pasigurt deri në momentet e fundit, siç ishte edhe sot. Nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen dhe e vumë në diskutim në 2-3 minutat e fundit që fatmirësisht Bakaj na shpëtoi. Penalltinë ndoshta po e quaj që me të drejtë e anulloi“.

Magani (Egnatia): “Ishim të kushtëzuar nga mungesat në mesfushë dhe në sulm. Megjithatë nuk dua ta justifikoj. Kukësi e meritoi fitoren sot se ishte më lart se sa ne. Edhe fitoret, edhe barazimet, edhe humbjet janë pjesë e lojës. Gjatë ndeshjeve të tjera kemi shënuar të parët. Edhe presioni bën punën e vetë. Kemi punuar shumë ti motivojmë lojtarët. Kjo ndeshje nuk do përsëritet më. Kur pësuam golin skuadra u shthur dhe mund të shënonin edhe gol tjetër.”.

Longo (Kukësi): “Sot ishim gati. Që nga fillimi isha i sigurt që do fitonim ndeshjen. Është hera e parë që më ndodh në Shqipëri. Ishte ndoshta ndeshja më e mirë. Nuk dua të gjykoj arbitrat. Megjithatë nuk e kuptoj pse dy sekonda para se Basha të shtynte topin në rrjetë ai ndaloi lojën. Mund ta linte askionin të vazhdonte. Më pas le të vendoste VAR-i. Këtë nuk e kuptoj. Fituam 2-0 në Kupë, fituam 2-0 sot.“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online