Një tjetër lojtar shqiptar po luan në nivelet më të larta të futbollit europian. Këtë herë bëhet fjalë për Diant Ramaj. Portieri 20-vjeçar ka mbrojtur portën në ndeshjen e Frankfurtit kundër Augsburg, në atë barazim 1-1.
Sipas “Sofascore”, Ramaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë për Frankfurt, duke u vlerësuar me notën 7. Aktualisht portieri mbron fanellën e Gjermanisë tek moshat dhe ka lindur në Shtutgart, por familja e tij vjen nga Kosova./Sport Ekspres/