Portieri australian Andrew Redmayne është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për mënyrën se si e mbrojti portën gjatë penalltisë në play-off të Kupës së Botës kundër Perusë. Redmayne kërcente përgjatë vijës, para çdo penalltie. Kjo taktikë rezultoi efikase pasi mbrojti penalltinë me të cilën e çoi vendin e tij në Kupën e Botës në Katar.
Rastësisht ose jo, menjëherë pas kësaj, Shoqata Ndërkombëtare për Rregullat e Lojës (IFAB) ndryshoi rregullat sa i përket penalltive. Nga 1 korriku, në çdo penallti, portierët do të duhet të qëndrojnë në vijën e portës me të dyja këmbët, pavarësisht nëse bëhet fjalë për penallti gjatë pjesës së rregullt të ndeshjes apo në serinë e penalltive. Pra portierët nuk do të lejohen që të qëndrojnë me një këmbë dhe të ecin përgjatë vijës, për të përsëritur lëvizjet e Redmayne. /Sport Ekspres/
Australia got to a World Cup cause of this?????
pic.twitter.com/Y7yIGo5V2D— ?????? (@OfficialVizeh) June 13, 2022