Portieri i Southampton impresionohet nga Armando Broja, UEFA nxjerr raketën e shënuar me Shqipërinë

Portieri i Southampton, McCarthy është impresionuar nga paraqitja e fundit e Armando Brojës. Ky i fundit rezultoi si ylli i skuadrës me vetëm pak minuta të luajtura ndaj Ëest Hamit, atje ku u ndalua nga shtylla dhe më pas nga Rice, që i hoqi golin në vijën fatale.

“Kur hyri Broja në atë ndeshje, më la përshtypjen e një lojtari të madh. Në një ditë tjetër topi do të shkonte në rrjetë, ishte shumë i pafat. Por ka shumë gjëra të mira që mund të marrim nga ajo përballje”, u shpreh McCarthy.

Ndërkohë edhe faqa e kualifikueseve të Europës ka shpërndarë golin e Brojës ndaj San Marinos. Pikërisht atë raketë që lëshoi Broja pas pasimit të Roshit, duke i kërkuar ndjekësve që të japin vlerësimin e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *