Poloni-Shqipëri do të jetë ndeshja e parë kualifikuese në Europian për grupin tonë. Polakët janë duke u përballur me një problem shumë serioz. Stadiumi i tyre më i madh që njihet edhe si shtëpia e Kombëtares, PGE Nardoëy”, nga mesi i nëntorit 2022 ka pasur një problem me strukturën e mbulimit.
Për këtë arsye ndeshja miqësore kundër Kilit para Botërorit, u zhvendos me shpejtësi drejt stadiumit të Legias. Në Poloni menduan se stadiumi do të ishte i sigurt që do të hapte dyert në 27 mars, por nuk po rezulton kështu.
Nëpërmjet një njoftimi të fundit thuhet se te “PGE Nardoëy” po punohet me ritme të shpejta që ndeshja me Shqipërinë të mos rrezikohet për t’u dërguar në një stadium tjetër. Nga ana tjetër nuk garantohet asgjë sa i përket një vendimi përfundimtar. /Sport Ekspres/