Brdariç tregon në Indi si ndihmonte lojtarët Vllaznisë kur vonoheshin pagat: I siguroja ushqim, doja t’i ndihmoja

Thomas Brdariç ka dhënë një intervistë për “DT Next“ në Indi, ku ka kujtuar të shkuarën e tij te Vllaznia. Ish-trajneri i kuqebluve ka treguar periudhën kur në Shqipëri i vonoheshin pagat lojtarëve dhe ai vetë vendoste t’u gjendej pranë për t’i siguruar ushqim duke i ftuar për dreka e darka në Shkodër. Kreu i pankinës së Chennaiyin-it ka shtuar se për të është shumë i rëndësishëm krijimi i një marrëdhënieje të fortë midis tij dhe futbollistëve.

“Dihet që pagesat në Shqipëri ndonjëherë vonohen. Nuk dua të kritikoj [klubin tim të mëparshëm] për atë që ndodhi. Në përgjithësi, përpiqem të mbështes të gjithë lojtarët e mi. Unë dua të di se si janë ata… nëse u mungon diçka… nëse kanë nevojë për diçka.

Ne (Vllaznia) nuk kishim lojtarë të paguar shumë. Jam përpjekur t’i mbështes ata gjatë gjithë kohës, nuk ka rëndësi nëse ishte në fushë apo jashtë saj. Për mua, privatësia është shumë e rëndësishme. Me lojtarët e mi duhet të kem marrëdhënie dhe bashkëpunime të mira. Nëse jam në gjendje të ndihmoj dikë, do ta bëj këtë.

U vonuan apo jo pagesat… nuk kishte rëndësi për mua. Doja të ndihmoja lojtarët. I siguroja ushqim, drekë apo darkë. Për mua është e zakonshme të ftoj lojtarët për ushqim. Unë kam një venë sociale në trupin tim. Për t’u dhënë lojtarëve një ndjenjë të mirë…të kemi një bashkëpunim të mirë së bashku. Pastaj, ju mund të nxirrni më të mirën prej tyre. Por, në të njëjtën kohë, u them lojtarëve të mi se nuk jam miku i tyre. Duhet të ketë ekuilibër të mirë”, tha Thomas Brdariçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online