Politikanin e shqetëson titulli i Interit: Derbi vlen një kampionat, do u kisha bërë test anti-doping

Milani ka humbur derbin e qytetit kundër rivalëve të Interit, teksa këta të fundit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë të takimit duke i kthyer shifrat nga 0-2 në 4-2. Një rezultat i tillë padyshim që nuk la një shije të mirë te tifozët kuqzenj, aq më tepër kur bëhet fjalë për rëndësinë e veçantë që kjo përballje mbart.

Ish-presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni, që është një tifoz i Milanit, ka lënë komentin e tij për këtë ndeshje gjatë kohës që ishte i ftuar në “Tiki taka”. Maroni u shpreh duke qeshur se do të kishte bërë edhe testin e doping për zikaltrit duke parë pjesën e dytë të takimit. Politikani italian shton se derbi vlen po aq sa një kampionat, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të braktisin skuadrën.

“Çfarë ndodhi në pjesën e dytë? Do të kisha bërë edhe anti-doping (qesh). Unë jam i shqetësuar për titullin e mundshëm të Interit. Derbi për Milanin dhe Interin vlen sa një kampionat. Por fakti që e humbëm dje nuk them se na bën të brohorasim për Juventusin”, ka deklaruar Roberto Maroni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online