Plot 23 kandidatë për një vend në Komitetin Ekzekutiv në FSHF: pas pak ditësh në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të votohet vetëm për presidentin, por edhe për ata që do të kenë në dorë fatet e futbollit shqiptar me votën e tyre.
Klubet kanë dërguar emrat e kandidatëve dhe FSHF-ja tashmë ka përpiluar listën e plotë, që brenda saj ka emra të njohur të sportit, si Shkëlqim Muça, Vasil Bici e Bardhyl Jera, por edhe personazhe të njohur e më pak të njohur. Nuk mund të mungonin politikanët, apo ish-funksionarë të lartë në shtet, që më parë nuk kanë pasur ndonjë lidhje me futbollin, përveç pranisë në stadium si tifozë.