Bylisi nuk njeh rivalë, për Ilirinë vjen humbja e katërt

Bylisi arrin një tjetër fitore, këtë herë në transfertë, duke mundur në Fushë-Krujë, Ilirinë. Tre gola dhe një lojë e mirë tregojnë për forcën e ekipit ballshiot, që mbetet fuqia e dytë e grupit B, ndonëse me një ndeshje më pak. Sa për Ilirinë, e djeshmja ishte humbja e katërt radhazi në Kategorinë e Parë, çka e ka futur skuadrën në vorbullën e pesëshes së dytë të grupit B.

NDESHJA – Bylisi e nis mirë takimin dhe që në minutën e tretë, Zisi ka një rast ideal, por që nuk finalizohet si duhet. Iliria mundohet të reagojë, dhe një goditje këndi e ekzekutuar nga Zuna ishte ideale për Paplekën, i cili godet rrezikshëm me kokë, por portieri mik pret lehtësisht. Në të 22-ën, Granado, nga e djathta ka një rast ideal, por topi i shërbyer për shokët e tij ishte shumë i fortë dhe asnjëri prej tyre nuk arrin ta kontrollojë dhe të shënojë. Goli i parë nuk vonon. Në minutën e 26-të, Paplekaj tenton të kthejë topin te portieri Baku, por gabimisht i “dhuron” sferën miqve. Zisi i gjendur mes Paplekajt dhe Bakut nuk e ka të vështirë të shënojë golin e avantazhit dhe 0-1. Iliria tenton të barazpeshojë lojën dhe Dule me kokë, për pak sa nuk barazon, por topi përplaset në shtyllën pingule. Vendasit këmbëngulin sërish dhe rrezikojnë me kapitenin Doçi, por sërish s’ka gol, ndërsa fraksioni i parë mbyllet në favor të mallakastriotëve.

Në pjesën e dytë, tekniku i Ilirisë bën dy zëvendësime, duke aktivizuar Berberin dhe Salën, e duke lënë në dhomat e zhveshjes Turkajn dhe Paplekajn. Në të 47-ën Doçi ekzekuton një goditje dënimi dhe topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Miqtë janë më të saktë dhe në të 63-ën, Mahmutaj një “ish” i Ilirisë, shënon golin e dytë për Bylisin. Vendasit nuk e prisnin, dhe në disa raste akuzonin arbitrat për gjykim jo korrekt. Gjithsesi, Bylisi ia del të shënojë edhe golin e tretë. Talenti Zisi arrin që të shmangë 2-3 futbollistë vendas dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bylisin. Fushë-krujasit e rrisin lojën, por sërish janë të paqartë në finalizim. Të dy skuadrat në minutat e mbetura luajnë një lojë të hapur dhe krijojnë disa raste, por nuk ka më gol. Bylisi ngjitet në kuotën 27 pikëve, është ekipi i dytë i grupit, por me një ndeshje më pak. Sa për Ilirinë, humbja e katërt radhazi është shkatërruese në këtë fazë të dytë të kampionatit.

ILIRIA – BYLIS     0-3

Shënues: Zisi 26′, 69′, Mahmutaj 63′

ILIRIA: Baku, Turkaj (Berberi 46′), Dule, Boçi, Paplekaj (Sala 46′), Doçi, Bardhi, Zuna, Kurti, Gjokeja, Xhabrahimi (Lama 66′). Trajner: Fatmir Sala

BYLISI: Xhorxheviç, Bella, Kullira, Granado (Çukuka 58′), Buzi, Ntepe (Samnda 52′), Luis Henrikue, Murataj, Mahmutaj, Shosha, Zisi (Kolgega 75′). Trajner: Marselo Troizi

GJYQTARË: Xh.Mema, M.Sadikaj, A.Demiraku (Durrës), E.Zhuli (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Zuna 29′, Bardhi 45′ / Mahmutaj 27′, Ntepe 36′, Buzi 55′, Samnda 80′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online