Kadri Veseli ka hedhur kadidaturën e tij për kryeministër në Kosovë, pasi hoqi dorë fillimisht nga posti i kryetarit të Kuvendit. Politikani shqiptar ka përdorur lojtarët e përfaqësueses së Kosovës për një spot publicitar, duke përdorur imazhin e tyre për fushatën e tij politike.
Ndërkohë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të shprehej për Veselin me fjalët :
“Ky njeri iu ka shtruar rrugën. Njeriun që kemi këtu, me atë rrugën që e kemi nisur, vazhdimisht na ka ardhur mbrapa”.
Një kundërpërgjigje për këto fjalë ka ardhur nga trajneri i njohur shqiptar, Batatina, i cili shprehet se i vetmi që ka shtuar rrugën e futbollit, është pikërisht ish lojtari i njohur dhe presidenti i përjetshëm i FFK-së, Fadil Vokrri.
“Nëse dikush e ka shtruar rrugën e futbollit është vetëm një njeri dhe legjendë që nuk do të vdes asnjëherë, e ai është Presidenti, Fadil Vokrri. E ne të tjerët, e kemi gjetur rrugën e shtruar në mënyrë të gatshme, vetëm po udhëtojmë me BMW në të!!! URIME KOSOVË”, ka shkruar Batatina./Sport Ekspres/