Politika, “pisllëku” që po prek edhe futbollin!

Koment nga Anton Cicani

Ndoshta një ditë do të na shpjegojnë se pse, pasi vendosin të ndikojnë jetën civile të qytetarëve, me ligje dhe reforma, duke shtyrë korrupsionin që të zhvillohet me tentakula si të krijesave imagjinare të detit që dikur i lexonim në librat fantashkencorë, duhet të futen edhe te loja e masave, ajo që argëton popullin…

Ndoshta një ditë do të na tregojnë se pse duhet që edhe në një pasdite feste, në stadium, të mos shkojë asnjë tifoz, pasi luhet e ardhmja e një vendi dhe pasi përgjaken rrugët e Barcelonës.

Dhe, nuk është hera e parë që topi merr pisllëkun e politikës, e cila drejton gjithçka. Dhe, nëse stadiumi i magjishëm “Camp Nou” ishte si një varrezë, ku jashtë situata të ngjante me një luftë civile gjatë votimit të Referendumit për ndarjen e Katalonjës, Mesi & Co fitonin dhe festonin, duke dëgjuar zërat e tyre…

Figura e Zherard Pikesë që ka pranuar dhe të mos luajë për kombëtaren, nëse është e nevojshme, është më domethënësja. Sepse, të prishësh një vend është shumë e lehtë, por t’i prishësh edhe pasionin është shumë e rëndë. Dhe, politika, në këto dekadat e fundit, po ia del për bukuri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online