”Politika kujtohet për futbollin 1 herë në 4 vjet”, Salihi: Më duket më tepër si fiksim për të kapur FSHF-në, Veliajn nuk e kam parë asnjëherë në stadium

Zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që po ndodhin në futbollin shqiptar. Ish-sulmuesi shkodran ka dhënë një intervitë për “Syri TV”, ku ka vënë theksin te ndërhyrjet e politikës në procesin zgjedhor të shoqatave rajonale të futbollit si dhe në ato presidenciale të FSHF-së. Salihi kërkon që politika të qendrojë larg sportit, pasi kujtohet për të vetëm një herë në katër vjet.

“Duke qenë se jemi pjesë e sportit, edhe këto janë lajmet dhe zhvillimet që na interesojnë më shumë. Por si duket u bë e zakonshme tani, sa herë afrohen zgjedhjet, ka njerëz që gjatë 4 viteve nuk i ka rënë në mend fare për sportin dhe kujtohen kur vjen koha e zgjedhjeve. U mësuam. Edhe para 4 viteve ishte po e njëjta situatë. Shpresoj që të zgjidhet, gjithmonë në të mirën e sportit. Më vjen keq, sepse kur afron koha e zgjedhjeve, do të kishte qenë mirë që të jenë njerëz të sportit që afrohen, që duan të kandidojnë, të japin ndihmën e tyre, të shpalosin projektet e tyre, por vijmë në një pikë absurde që përplaset fusha e lojës me politikën, që nuk kanë të bëjnë dhe kjo e bën më të madhe dhe i jep një no-sens këtij debati. Uroj të mbarojë sa më shpejt dhe të zgjidhet në të mirën e sportit, sepse duhet të merren njerëzit e sportit dhe ata që kanë dhënë për sportin, jo njerëz që kujtohen ditën e zgjedhjeve, ‘hajde se mund ta bëj edhe unë këtë punë.

Ndërhyrja e Veliaj-t në zgjedhjet e FSHF-së? Nuk jam fare dakord që njerëz të politikës të afrohen për të drejtuar sportin. Ne kemi nevojë për njerëz të politikës që të vijnë dhe të ndihmojnë te sporti dhe vetë zoti Veliaj që është angazhuar si asnjëherë tjetër, nuk e kam parë më herët afër sportit, në stadium apo nesh a lojtarëve. Sporti dhe futbolli në veçanti ka aq shumë nevojë sa edhe zoti Veliaj ose kushdo nga politika e qeveria kanë mundesi të japin, nuk ka hiç mundësi për të kërkuar për të drejtuar situatën për të ndihmuar sportin. Sporti ka pasur gjithmonë nevojë për këta njerëz dhe ato nevoja janë aq evidente sa i kanë parasysh dhe mund të bëjnë për sportin shumë më tepër. Më duket më tepër një fiksim, nuk di çfarë shpjegimi t’i jap.

Më ka lënë një shije jashtëzakonisht të keqe, përveç angazhimit pa sens të disa njerëzve që kanë qenë gjithmonë jashtë sportit. Shpërthimi te shtëpia e Presidentit, pas kësaj që po ndodh, kalojnë edhe në marrëzi dhe nuk mund ta imagjinoj. Shpresoj mos të përsëriten më. Ne jemi njerëz të sportit, zoti Duka është njeri i sportit, dhe është larg këtyre gjërave. Të rrimë larg këtyre gjërave që s’kanë shpjegim, i quaj marrëzi dhe lajthitje e njerëzve për të arritur deri këtu. Jam pjesë e futbollit profesionist, u bëra 21 vite dhe përveç se pjesë e futbollit, jam dhe qytetar i Shqipërisë dhe duke e krahasuar me të gjitha fushat e tjera, futbolli është si nata me ditën, ka një progres të jashtëzakonshëm, ka rritje të jashtëzakonshme në krahasim me fushat e tjera. Është meritë e presidentit Duka dhe jo vetëm pasi janë dhe aktorë të tjerë që kanë dhënë ndihmesë të madhe. Duka ka bërë dhe po bën një punë shumë të mirë dhe nuk duhet ta ndërpresë në mes. Kemi lënë pas shtete që vite më parë nuk i afroheshim as me nivel, as me infrastrukturë, as me organizim”, përfundon Hamdi Salihi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online