Interi pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë dhe afrimin e sulmuesit të Sasuolos, Mateo Politano. 24-vjeçari ka mbërritur pak minuta më parë në Milano dhe nesër pasi të jenë kryer vizitat mjekësore pritet që të bëhet dhe zyrtarizimi.
Këtë edicion, Politano është aktivizuar në 36 ndeshje, duke shënuar dhe 10 gola. Gjuha e përbashkët mes zikaltërve dhe Sausolos dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Në këtë mënyrë Interi rrit ndejshëm cilësinë në repartin e avancuar, pasi Politano shihet dhe si një element premtues për të ardhmen.