Napoli ka arritur të marrë një fitore 3-2 kundër Leiçesterit, duke siguruar venin e dytë në grupin C të Europa League. Por si për të mos mjaftuar rezulatit dhe eliminimi nga kompeticioni, mbrëmja ka shkuar edhe më keq për tifozët anglezë.
600 mbështetës të “dhelprave“ kanë humbur 20 minutat e para të sfidës kundër Napolit. Sipas mediave angleze, policia i ka shoqëruar kreun e tifozëve në drejtim të gabuar. Kështu mbërritja në stadiumin “Diego Armando Maradona“ është bërë 20 minuta me vonës. Kohë gjëtë së cilës Napoli kishte shënuar golin e tij të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/