Do të ishte 25 shkurt kur në Itali do të ndodhte një rast i paprecedentë. Luhej ndeshja Milan-Juventus dhe Muntari shënon një gol, por që nuk do të quhej nga arbitri kryesor Tagliavento edhe pse topi kishte hyrë goxha brenda vijës fatale. 8 vjet më vonë, ky episod vazhdon të mbetet qendra e intervistave të Tagliaventos. Tashmë italiani e ka lënë profesionin si arbitër dhe është trajneri i skuadrës së Ternanës, e cila luan në kategoritë e ulëta të Italisë. Në një prononcim për mediat, Tagliavento pranoi se kishte bërë një gabim dhe është shumë dakord implementimin e teknologjisë.
“Jam absolutisht dakord për futjen e teknologjisë. Isha pak skeptik në fillim të thëm të drejtën, por në përfundim të pjesës së parë tek Inter-Fiorentina u binda totalisht. Nëse do të ishte VAR-i jam i sigurt që do më kishte ndaluar të bëja 5 gabimet më të mëdha të karrierës sime, si goli i anuluar i Muntarit, ku Bufoni e kapi topin brenda porte dhe jo jashtë”, ka thënë Paolo Tagliavento./Elio Hajdari-Sport Ekspres/