Polemikat e Serisë A janë të mëdha sa i përket vendimeve të arbitrave për Milanin dhe Interin. Në çdo javë të kampionatit italian që po i drejtohet fundit, ka gjithmonë një material për t’u diskutuar.
Për ta nisur nga goli i parë i Milanit kundër Atalantës, që nisi nga kontakti i Kalulu. Përsëritjet e pamjeve tregojnë një ndërhyrje të gabuar të lojtarit të kuqezinjëve ndaj kundërshtarit, ndërsa vazhdimi i aksionit solli golin e Leaos.
Por arbitri ishte afër aksionit dhe e pa mirë ndërhyrjen, duke lejuar vazhdimin e aksionit. Për këtë arsye, nuk shkoi as në VAR. Në mbrëmje ishte një tjetër moment i diskutueshëm te Cagliari-Inter. Dumfries e largon topin me dorë që po shkonte drejt portës, por për Cagliarin nuk u akordua 11-metërsh. /Sport Ekspres/
Nella Marotta League il difensore dell’Inter può parare pic.twitter.com/881S9vurVR
— ? (@Pirichello) May 15, 2022