Polemika/ Ndodh pas një dekade në Spanjë, Koeman lë në stol Lionel Mesin “e përgjumur”

Nga Klaudio Ndreca

Përplasja mes Lionel Mesit dhe Barcelonës duket se nuk po gjen “paqe” as pas shkarkimit të presidentit Bartomeu. Ylli argjentinas u pa duke ecur në fushë teksa Barcelona po fitonte në shifrat 2-1 ndaj Dinamos së Kievit dhe nuk e kishte siguruar ende fitoren në “Champions League”. Trajneri Koeman do ta merrte në mbrojtje teksa do të pyetej nga gazetarët në konferencën për shtyp, që nuk mund t’i shpëtonte ky detaj i rëndësishëm. Megjithatë në përballjen e sotme kundër Betis, Mesi është ulur në stol.

Kjo nuk ka ndodhur që prej një dekade që argjentinasi të ulet në stol kur është i aftë që të luajë dhe nuk ka asnjë dëmtim. Pavarësisht se u përfol për një gjë të tillë, ndihmësi i Koeman ka sqaruar gjithçka: “Jo, nuk po flasim për një dëmtim. Thjesht nuk është i freskët, ka shumë ndeshje. Koeman e ka thënë gjithmonë se nëse një lojtar nuk jep më të mirën, atëherë më mirë që të shkojë në stol”.

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe në rastin e argjentinasit, me trajnerin e Barcelonës që nuk ngurron t’i jap një mesazh të qartë një prej lojtarëve më të mirë në botë. Nga ana tjetër Lionel Mesi shfaqet “i përgjumur” edhe në qëndrimin në stol, kur herë pas here e humbet vëmendjen nga fusha e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *