Franca kampione bote ka pasur shumë personazhe të veçantë, nga Deshamp e deri te ylli Mbape, nga Grizman e Pogba, deri te sulmuesi që nuk e goditi kurrë portën, Zhiru.
Megjithatë, e gjithë Franca bie dakord që heroi i vërtetë i “Gjelave” është njeriu që qesh gjithmonë, N’Golo Kante.
Mesfushori ka qenë motori i triumfit francez, ai që vraponte sa për dy dhe mbyllte çdo gropë në mesfushë e mbrojtje.
Para pritjes nga presidenti Emanuel Makron në Elysee Palace, Pol Pogba dhuroi spektakël duke rrëmbyer mikrofonin dhe nisi të këndonte korin e tifozëve në nder të Kantesë, me Deshamp gjithë ekipin që u bashkua me korin e mesfushorit të drojtur. “N’golo Kante! Ai është i shkurtër, është i bukur, është ai që ndali Mesin!”. Spektakël!
Ngolo Kante c'est tellement un exemple, c'est quelqu'un de discret, humble. Regardez comment il est gêné, il est trop mignon #FiersdetreBleus #WorldCupFinal pic.twitter.com/qZqd05WcOL
— HADIY? (@Hadirauhl) July 15, 2018