Podolski biznesmen, hap një qebaptore ne Këln

Lukas Podolski është një ish-kampion bote me Gjermaninë, por edhe një biznesmen i zoti, sepse do të hapë së shpejti një qebaptore në qytetin e tij të lindjes, në Këln.

Sulmuesi 32-vjeçar do të inaugurojë nesër biznesin e tij të ri, që do të emërtohet ‘Mangal Döner’ dhe do të tregtojë qebapë, doner, sanduiçë e produkte të tjera të ngjashme, ide që i ka ardhur gjatë dy viteve të kaluar në Stamboll, kur luante me Gallatasarajin.

Podolski do ta menaxhojë Fast food-in së bashku me partnerë të tjerë biznesi dhe do të jetë mjaft aktiv, sepse në Këln ka hapur verën e shkuar edhe një dyqan akulloresh dhe komunikonte shpesh me klientët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave apo ankesave të tyre.

Ndërkohë, Podolski do të vijojë të luajë futboll në Japoni, te Visel Kobe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *