Mauricio Pochettino është shfaqur përpara mediave ditën e sotme për të zhvilluar konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes së radhës në Premier League. Trajneri i Chelsea-t është pyetur në lidhje me largimin e Armando Brojës në huazim drejt Fulhamit. Kreu i pankinës së bluve të Londrës është përgjigjur se sulmuesi shqiptar duhet të luajë më shumë dhe ky transferimin ishte një lëvizje e mirë për të.
“Është shumë mirë për të që të luajë më shumë. Është një lëvizje e mirë për të dhe shpresoj që ai mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur më shumë”, ka thënë Mauricio Pochettino./Sport Ekspres/