“Fulhami ka bërë biznes shumë të mirë me Brojën”, Rio Ferdinandi duartroket transferimin: Armando bën mirë sa herë huazohet

Armando Broja u largua nga Chelsea në orët e fundit të merkatos. Suomuesi shqiptar kaloi në formë huazimi te rivalët lokalë të Chelsea-t, te Fulhami. I pyetur në lidhje me këtë transferim, Rio Ferdinand ka thënë për “TNT Sports” se Broja ka bërë mirë në çdo huazim që ka pasur në karrierë. Për këtë arsye ish-mbrojtësi i Manchester United-it është i mendimit se Fulhami ka kryer një marrëveshje mjat të mirë.

“A është Broja një biznes fantastik për Fulhamin? Ai mund të jetë. Ata nuk e kanë pasur Mitrovicin dhe nuk kanë mundur ta mbushin atë boshllëk. Sa herë që del në huazim, Broja, ka bërë mirë. Në Southampton ai ishte vërtet i mirë atje dhe mendoj se ata do të donin ta merrnin në formë të përhershme. Fulham mendoj se kam bërë një biznes shumë të mirë me të”, ka deklaruar Rio Ferdinandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online