Poçetino i shqetësuar për pushimin e Ajaksit, Ten Hag i kthen përgjigjen epike!

Federata holandeze e futbollit bëri një spostim të kampionatit, duke i dhënë mundësinë Ajaksit të pushonte më shumë për të përgatitur gjysmëfinalen e parë ndaj Totenhemit dhe kjo gjë duket se e ka shqetësuar ndjeshëm trajnerin Poçetino.

Në lidhje me deklaratat e argjentinasit, i cili tha se nuk është e drejtë që Ajaksi ishte një javë pushim, ndërsa Totenhem vetëm tri ditë, ka reaguar së fundmi Erik Ten Hag. Numri një i stolit të “Harkëtarëve”, ka thënë se përfitimet e londinezëve në Premier Ligë nuk krahasohen me përfitimet në Holandë.

“Poçetino thotë që nuk është e drejtë që kemi pasur më shumë pushime ne? Ne luajmë në Eredevisie ku përfitohen 10 milionë euro nga të drejtat televizive. Totenhemi luan në Premier Ligë, ku përfitohen 200 milionë euro nga të drejtat televizive. Tani më thoni çfarë është e drejtë?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *