“Po vuajnë edhe të tjerët”, trajneri i Gjermanisë nuk i pranon kritikat: Hungaria mbronte me 10 lojtarë, nuk është aq e lehtë

Gjermania ka rrezikuar seriozisht turpërimin për t’u eliminuar që në fazën e grupeve nga Europiani, teksa Hungaria po fitonte në shifrat 1-2. E për t’i dhënë fund vuajtjeve të gjermanëve ka menduar Goretzka që me golin e shënuar i mbajti në lojë djemtë e Joachim Loë për të vazhduar në fazën tjetër, atje ku do të përballen me Anglinë.

Por tekniku i Gjermanisë, Loë, nuk i pranon kritikat sa i përket shifrave të arritura me Hungarinë. “Ju mund të shihni fare mirë sesi po vuajnë dhe po luftojnë edhe të tjerët. Të vegjëlit në një farë mënyre janë të vështirë për t’u mundur se mbrohen. Nuk është aq e lehtë pasi janë 10 lojtarë në gjysmëfushën e tyre. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Ajo që vlen në fund është se ne kemi kaluar më tej dhe dua të përgëzoj djemtë e mi për shpirtin e garës që treguan deri në fund”, u shpreh Loë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *