“Po vjen”! Në Turqi e quajnë të mbyllur, Beshiktashi paguan 4 milionë euro për sulmuesin e Shqipërisë

Xhakomo Vrioni është një tjetër legjionar i Shqipërisë që ka tërhequr vëmendje të madhe. Sulmuesi arriti të shënonte 19 gola te Tiroli duke mbajtur vendin e parë në Austri, së bashku me Adeyemi të Salzburgut.

Ndërkohë mediat turke e quajnë të mbyllur marrëveshjen e Beshiktash me Juventusi. Sipas tyre Vrioni do të mbërrijë në Turqi pasi ekipi ka gati 4 milionë eurot që bardhezinjtë kërkojnë për të lëshuar lojtarin shqiptar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *