“Po vjen në nivel shumë të lartë”, trajneri i Barcelonës vlerëson Rei Manajn: Kam biseduar me të

Rei Manaj është duke përjetuar momentin më të mirë që nga koha kur u transferua te Barcelona B. Sulmuesi shqiptar është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit, duke fituar vendin e padiskutueshëm të titullarit dhe duke i shpërblyer katalanasit me golat.

Por si erdhi kjo rritje e nivelit të lojtarit? Padyshim që një meritë e madhe i takon trajnerit Garsia Pimienta. Tekniku që drejton Barcelonën B ka folur me Rei Manajn duke i kërkuar më shumë kontribut gjatë këtij sezoni.

“Kur një lojtar vjen nga jashtë, është e vështirë për të që të adaptohet në një klub si i yni dhe është e vërtetë që sezonin e kaluar kishte një paraqitje të mirë, por ai nuk ishte i suksesshëm me lojën ose veçanërisht me golat.

Unë fola me Manajn, duhej të na jepte shumë më tepër, gjithashtu nga pikëpamja e tij e përvojës, e di që ka një mundësi të shkëlqyer këtu dhe mendoj se po e shfrytëzon atë. Jam shumë i lumtur sepse Manaj është me të vërtetë në një nivel shumë të lartë ”, përfundoi i kënaqur Pimienta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online