“Po ti pse nuk hyre online?”! Ndodh në Superiore, lojtari brengos trajnerin: Nuk kam ofertë, gruaja dhe 2 fëmijë për t’u mbajtur

Nga Altin Sulçe

Po ti pse nuk je online që të ndjekësh programin e përditshëm stërvitor – e pyeti habitshëm një trajner i njohur i Kategorisë Superiores një futbollist të tijin.

Disa herë kam qenë profesor, por disa herë nuk kam mundur, për arsye objektive, por mister më lejo të ta them në telefon arsyen, më vonë…

Pasi, seanca një orëshe e përditshme përfundoi me ushtrimet e grupit, zilja e telefonit ra.

Më fal profesor, po unë nuk qëndrojë dot online se më ka përfunduar oferta. Ti e di që ne nuk paguhemi fare gjatë këtyre kohëve. Në shtëpi kam gruan dhe 2 fëmijët dhe nuk di çfarë të bëj?!.

Do bëj ushtrime pa fund, vetëm të lutem, online mos më kërko të jem.

Trajneri, i cili është një tip kërkues, vetëm sa foli një fjalë të vetme, alo, dhe pasi shfryu i brengosur në fund të dialogut, mendueshëm tha mirupafshim, dhe nuk foli më asnjë fjalë, sikur COVID-19 i bllokoi aparatin folës…

Tekniku m’u lut që të mos e identifikoj këtë rast, për arsye etike që të mos fyente situatën dramatike financiare të lojtarit të tij.

Ai nuk kishte internet, por në shtëpi mund të kishte mungesa të tjera, madje bazike. Eh çfarë kohësh?!

Dhe më rrënqethëse është situata e të huajve në Shiqipëri… Dhe me shumë problem, pasi nuk paguhen.

Janë larg me familjarët e tyre dhe janë në ankth permanent se kur do të lëvizë sërish topi.

Skamja në futboll është ulur këmbëkryq, pasi janë me pikatore ata që paguhen si europianë.

Të tjerët kanë emrin futbollist, por marrin një rrogë mesatare për në Shqipëri dhe atë, jo gjatë gjithë vitit sistematikisht.

Ndaj në këto kohë të turbullta futbolli duhet të trajtohet si gjithë shoqëria, pa dallim dhe pa stigmatizim.

Rënkimet ndihen, përpëlitjet po ashtu dhe jeta e sportistëve tanë nuk ndryshon shumë nga masa e gjerë.

Ata nuk janë Messi dhe Ronaldo, janë lojtarë të punësuar nga presidentë shqiptarë që kanë qindra halle më vete, në një sport pa rregulla dhe pa korniza. Prandaj ndihma duhet te jetë e shpejtë se gjendja e djemve tanë flet vetë.

Mister, më fal nuk kam ofertë!

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online