“Po të shënonte Uzuni gol…“, Hysaj tregon arsyen e humbjes së thellë: Hymë në lojë me frikë

“Mrekullitë ndonjëherë ndodhin“, kështu do të shprehej Edi Reja në konferencën për shtyp ditën e djeshme. Një frazë kjo që edhe pse ndoshta jo e shprehur me zë të lartë, është sjellë në mendjen e çdo tifozi shqiptar. Të gjithë ëndërruam mrekullinë për një moment, por në fund u zgjuam në makthin anglez, të cilët fituan me rezultatin 5-0. Pas takimit lojtarët dhe trajneri kanë folur për “Supersport“.

Hysaj: “Pjesa e parë është për tu harruar komplet. E nisëm keq. Kishim frikë të luanim topin. Këta janë lojtarë që kanë kompetencë dhe luajnë në kampionate të mëdha. Kishim edhe rastin e Uzunit që po ta shënonte gol mund të kishte shkuar ndryshe. Lehtë nuk e kemi marrë aspak ndeshjen. Po të luanim mirë do të kishim raste më shumë dhe mund të kishim marrë rezultat. Ishin të frikshëm, në fushë duhet të futesh me vetëbesim. Kur hyn me frikë pastaj është shumë e vështirë të luash ndaj këtyre lojtarëve“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *