“Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë“, Martini thumbon Partizanin: Sado i iku ambulanca, karma kthehet

Sot është mbyllur një nga javët më vendimtare për sa i përket titullit kampion në Superiore. Partizani ka rrëshkitur atëherë kur dukej se e kishte gjithë fatin e sezonit në dorën e tij. Vllaznia e Brdariç fitoi me rezultatin 0-1, duke iu bashkuar Teutës në krye me 63 pikë, teksa këta të fundit u ndalën në një barazim 0-0 nga Laçi. Ndërkohë Skënderbeu i thotë lamtumirë frikës për rënien nga kategoria me triumfin 2-1 kundër Kukësit. Sa i përket takimeve të tjera, Kastrioti-Bylis dhe Apolonia-Tirana kanë përfunduar në barazim 1-1. Në përfundim të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Martini (Teuta): “Vllaznia dhe Laçi janë skuadra shumë të forta për goleada. Ne luajmë me Apoloninë, e cila është e rënë nga kategoria dhe nuk ka motivimin për të vazhduar. Do e kemi më të lehtë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa për të ruajtur rezultatin. Sot jam i gëzuar dhe kam shumë emocione. Ata lojtarë që kanë fituar Kupë dhe Superkupë tani janë afër kampionatit. Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë brenda. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe ra Vllaznia nga kategoria, karma kthehet”. Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *