Diego Costa ishte pa klub për nëntë muaj pasi përfundoi bashkëpunimin me Atletico Mineiro në fillim të vitit, por askush nuk e priste që sulmuesi me përvojë të mund të kthehej në Premier League. Ai ka qenë i lidhur me shumë klube në muajt e kaluar, por nuk ka arritur të bëjë marrëveshje. Sidoqoftë, atëherë Costa mori një ofertë të papritur që thjesht nuk mund ta refuzonte.
Wolverhampton vendosi të kontaktojë me këtë sulmues 33-vjeçar sepse kanë probleme të mëdha sa i përket sulmit. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelsea është prezantuar dje zyrtarisht si përforcimi i ri i Wolves, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Wolverhampton e prezantoi Kostën në mënyrë fantastike në një video ku ai vesh fanellën e klubit të tij të ri, por gjithashtu udhëheq ujqërit në zinxhirë që janë marka e klubit për të cilin sapo ka nënshkruar. Videoja emocionoi shumë, por Costa më vonë pranoi se nuk kishte qenë kurrë më i frikësuar në jetën e tij sesa kur iu tha se do t’i çonin ujqërit me zinxhirë për të bërë videon.
“Ata ishin vërtet ujqër, jo qen të zakonshëm siç mendojnë të gjithë. Ishte një përvojë e pazakontë, por vërtet nuk u ndjeva rehat. Unë vetë kam qen në shtëpi, por ndryshimi është se këta ishin ujqër. Kurrë nuk jam ndjerë kështu që kam qenë i frikësuar. Thjesht mendova se mund të ktheheshin drejt meje dhe të më sulmonin. Ishte një grua që po i stërviste dhe ajo vazhdonte t’i thërriste që të shkonin përpara, por unë nuk isha fare rehat. E dija se isha i marrë fund nëse do të ktheheshin nga mua, isha vërtet i frikësuar”, tha Diego Costa. /Sport Ekspres/
It’s official. ?? pic.twitter.com/FXcgReSlsr
— Wolves (@Wolves) September 12, 2022