Lojtari i Manchester United, Fred u ndëshkua me kartonin e kuq në pjesën e dytë duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë ndaj PSG. Por braziliani duhet të kishte dalë nga fusha e lojës që në pjesën e parë, kur goditi me kokë mesfushorin e Parisit, Leonardo Paredes. Kjo gjë e ka acaruar ish yllin e Manchester United, Michael Oëen, i cili u shpreh se nëse do të ishte ai trajner, nuk do ta fuste asnjë herë në lojë Fredin.
“ Gabimet ndodhin, është normale jemi njerëz. Por jo kur bëhen me vetëdije. Përplasja me Paredes ishte për karton të kuq. Ti je një njeri i rritur, nuk duhet të bësh gjëra qesharake dhe të vësh në rrezik skuadrën. Nëse do të isha unë trajner dhe njëri nga lojtarët e mi do të bënte atë veprim, ai nuk do të luante më kurrë.”- u shpreh Oëen.
Michael Oëen ka qenë një nga golashënuesit më të mirë të Manchester United, në kohën e Alex Ferguson dhe ka një dashuri të mjaft të thellë për këtë skuadër. Edhe pse tashmë punon si analist tek BT Sport dhe duhet të jetë realist, ai asnjëherë nuk e ka larguar komentimin si një tifoz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/