Po tani, kush e ka fajin? Ankohet për Juventusin, Emre Can braktis Gjermaninë pas 14 minutash

Historia e Emre Canit është e përsëritur në kohët e fundit. Sapo bashkohet me Kombëtaren e Gjermanisë, nisin thumbimet në distancë me Juventusin. Si të ishte një lojtar i ardhur nga një tjetër planet, futbollisti me origjinë turke nuk zgjedh të punojë e të përmirësohet, por të  flas për padrejtësitë që sipas tij i bëhen nga të tjerët.

Kulmi do të ishte kur trajneri Sarri e la jashtë listë së “Champions League” me Juventusin. Por ky trajner nuk para gabon dhe gjithçka e ka një shpjegim, për çdo vendim të tij. Ajo që tregoi Emre Can në përballjen e sotme ndaj Estonisë, ndoshta mund të jetë edhe një arsye për një sjellje që e ul vlerën e potencialit që mund të zotërojë lojtari.

Vetëm në minutën e 14 dhe është larguar nga fusha me karton të kuq. Në një përballje në transfertë ndaj modestëve të Estonisë, që kishin zbritur për herë të dytë në fushën e Gjermanisë për të rrezikuar sadopak.

Në këtë mënyrë, braktis shokët e skuadrës dhe i lë me 10 lojtarë, në një ndeshje ku nëse dështojnë për të dalë me tre pikët, atëherë vendosin seriozisht në dyshim një kualifikim të mundshëm. Vendi ku duhet të flas lojtari është gjithmonë fusha, por jo në këtë futboll modern dhe për më tepër me Emre Can. /Sport Ekspres/