Valon Et’hemi po shijon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ish-sulmuesi i Kukësit po mban në garën për mbijetesë ekipin e tij, Istanbulsporin. 25-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Turqisë, ku numëron 10 gola të shënuar dhe 4 asiste.
Paraqitjet pozitive kanë rënë në sytë e drejtuesëve të Gallatasarait. Sipas mediave turke, trajneri i klubit nga Stambolli ka dhënë miratimin për transferimin e Valon Et’hemit. Në verë pritet të largohet Kerem Arkturkogluja, duke hapur vend për futbollistin shqiptar në skuadër. Gjithashtu, në rast të rënies nga kategoria, kontrata e vlefshme deri në vitin 2025 me Istanbulsporin nuk do të zbatohet dhe Et’hemi do të ketë mundësinë të largohet nga ekipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/