Po shkëlqen në ekip, Domgjoni nuk ka vendosur ende mes Shqipërisë dhe Kosovës: E di menaxheri!

David Domgjoni po shkëlqen me ekipin e Menemesporit në Turqi ndërsa i mjaftuan vetëm 8 ndeshje për të marrë interesin e shumë skuadrave të njohura. Mbrojtësi në fjalë po kërkohet nga Beshiktashi dhe Fenerbaçe, pasi garanton sigurinë e madhe në prapavijë.

Vlerësime të mëdha ka marrë edhe nga vetë trajneri Cenk Laleci, në intervistën që dha ky i fundit për “Sport Ekspres”. Ndërkohë në një deklaratë të Domgjonit për “Gazeta Olle”, thuhet se nuk është vendosur ende mes Shqipërisë dhe Kosovë për t’i përfaqësuar, duke ia kaluar përgjegjësinë menaxherit të tij. Fillimisht ish-lojtari i Laçit tregon gjendjen nga Turqia sa i përket Koronavirusit.

“Të them të drejtën duke parë që edhe në Turqi ka shumë raste me korona virus, kohën më të madhe e kaloj në shtëpi, por nuk jemi të privuar shume me masa siç është në Kosovë dhe Shqipëri, siç është ora policore. Jemi të lirë nga kjo pjesë, por njerëzit janë vetëdijësuar nga pasojat e kësaj epidemie dhe qendrojnë në shtëpi dhe dalin vetëm në raste të caktuara. Këtë kohë e shfrytëzoj të ndjek programet që na i ka dërguar klubi, gjithashtu për fat të mirë klubin e kam afër me shtëpi dhe më mundëson që të dalë në fushë, si dhe të bëjë stërvitje gjithëmonë me shumë kujdes dhe jo më shumë se sa tre persona.

Ofertat? Të them te drejten këtu kam parë dhe lexuar lajme, por unë personalisht nuk jam i informuar për këtë gjë. Sa i përket ofertave e di menaxheri im Rrahman Kiçe, unë jam i fokusuar maksimalisht tek ekipi im, pasi që edhe këtu ndihem shumë mirë dhe mezi po pres që situata të normalizohet dhe të vazhdojmë ndeshjet e mbetura, me shpresë tek Zoti qe te dalim sa më mirë.

Edhe këtë pjesë të Kombëtares e di menaxheri im. Të shohim si do të rrjedhin gjërat në vazhdim”, tha Domgjoni. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online