Po rikthehet sulmuesi i frikshëm i Fenerbahçes, Muriqi pas golit: Nuk e ishte e lehtë prej atyre që kalova

Ai ngërç i gjatë në zonën e rreptësisë bëri që Vedat Muriqi të shihej si një zhgënjim te Lacio. Por javët e fundit po zgjojnë atë sulmues të frikshëm që të gjithë njihën te Fenerbahçe. Ditën e djeshme “pirati“ ka shënuar golin e tij të parë në Serie A, si dhe të tretin radhazi me fanellën e bardhekaltërve së bashku me dy të tillë të shënuar në Kupë. Muriqi ka folur për “Lazio Style Radio“, ku ka shprehur gjithë vështirësitë që mbante me vete deri në momentin që më në fund u çlirua nga presioni i golit.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja e ekipit. Unë jam sulmues, nëse shënoj më rritet vetëbesimi. Kam kaluar një moment të ndërlikuar midis Covid dhe dëmtimeve, nuk ishte e lehtë. Tani ndihem shumë mirë fizikisht, po bëj mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua dhe për ekipin. Formula është gjithmonë e njëjtë: punoj shumë, bëj më të mirën time dhe bëj mirë edhe nëse luaj 90 minuta apo 5. Është e rëndësishme të jem mirë fizikisht, qëllimi është të jem 100% por kur kam sulmues si Immobile dhe Correa gjithçka është më e thjeshtë. Kujt ia kushtoj golin tim të parë në Serie A? Familjes sime dhe fëmijëve të mi, shpresoj që të mos jetë e fundit, por të jetë vetëm fillimi për të dedikuar të tjerët”, ka thënë Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online