Stadiumi më modern në Ballkan është gati për inaugurim në Kroaci. Bëhet fjalë për shtëpinë e re të Osijek, që pas katër vitesh punë, tashmë është gati që të pres një ndeshje futbolli. Ky stadium është quajtur ndryshe si “Santiago Bernabeu i Ballkanit”.
Në të janë investuar 80.000.000 euro, ndërsa hapja zyrtare do të vijojë në verë. Emri pritet të jetë “Opus”, kompania kryesore e sponsorit të Osijek. Kapaciteti i stadiumit do të jetë 13.500 tifozë dhe është shumë luksoz, duke u quajtur si më moderni në Ballkan. /Sport Ekspres/