“Po pse prapë te Telushi do kthehemi”? Tahiri kritikon merkaton e Partizanit: Janë xhaketa të kthyera mbrapsht, Hoti ishte rezervë e Tiranës

Partizani ka qenë aktiv këtë merkato, ku ka pasur një numër të lartë largimesh dhe afrimesh. Por merkatoja e “demave të kuq“ ka marrë kritika nga Ermal Tahiri. Ky i fundit i ka cilësuar lojtarët e rinj të klubit kryeqytetas si xhaketa të kthyera mbrapsht. Tahiri është shprehur gjatë emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Telushi dhe Romero janë zgjedhje e gabuar, si dhe se Ëngjëll Hoti më parë ishte  thjesht një rezervë e Tiranës.

“Të gjithë këta që kanë ikur dhe këta që kanë ardhur, këta janë xhaketa të kthyera mbrapsht. Nuk është fyerje për asnjë. Në momentin që Telushi kishte 7 muaj luajtur, çfarë është? Ishte te Partizani dhe e hoqën. Romero ishte te Partizani, e hoqën. Unë nuk marr dot lojtarë që kanë 8 muaj pa luajtur. Sepse duan edhe 7 muaj të tjera që të hyjnë në formë. Këta janë lojtarë që kanë kohë pa luajtur dhe nuk janë për Partizanin sot.

Ëngjëll Hoti te Tirana ishte rezervë dhe e morëm për ta çuar te Partizani se do bëjë aty pjesën që të jetë titullar. As këtë nuk ta pranoj. Janë lojtarë që i kemi parë, kanë qenë në futbollin shqiptar dhe na kanë dhënë atë që na kanë dhënë. Nuk janë lojtarë për tu kthyer prapë për të bërë një Partizan për të ndërtuar për të ardhmen, apo për ta ndërtuar sot që janë ndeshjet e Ligës së Konferencës. Ndreca është lojtar i mirë në anën ofensive, në anën difensive nuk është lojtar për Partizanin. As për Partizanin, as për Kukësin. Ka problematika.

Unë lidhem me çfarë duhet të shoh unë te ky ekip, që me gjithë këto investime që ka bërë presidenti çfarë do t’i jap përpara. Po prapë te Telushi do kthehem unë? Më falni për gjithë respektin që kam. Ku do kthehem, prapë te Romero?”, është shprehur Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online