“Po ngacmonin fëmijët e mi se isha në lidhje me Brozovic”! Wanda Nara merr dëmshpërblim nga gazetari që publikoi lajmin: Ne jemi familje tradicionale, na solli probleme

Gjykata në Milano ka marrë këto ditë një vendim sipas të cilit gazetari Fabrizio Corona do të duhet të paguajë 20 mijë euro dëmshpërblim për Ëanda Nara, Mauro Icardi dhe Marcelo Brozovic.

Në vitin 2019, Korona shkroi në një artikull se Ëanda dhe Mauro po divorcoheshin sepse kishte një lidhje me një futbollist kroat, Brozovic. Pesë vjet më vonë, gjykata në Milano vendosi se ishte lajm i rremë, kështu që Brozovic do të marrë 5000 euro, ndërsa Ëanda dhe Mauro nga 7500 euro. Ëanda Nara tha në dëshmi:

“Nuk kam qenë kurrë në lidhje me Brozovic. Askush nuk e ka të qartë se nga erdhi kjo histori e rreme. Nuk e kam pasur kurrë numrin e telefonit të Marsel Brozovic, as nuk jemi ndenjur. Kishim pesë fëmijë që shkonin në shkollë në atë kohë dhe më pas filluan problemet me klubin dhe tifozët.

Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo na ka sjellë probleme të mëdha. Si brenda familjes ashtu edhe jashtë saj. Fëmijët e mi u ngacmuan në shkollë, u krijuan probleme për mua dhe burrin tim. Asgjë në atë histori nuk ishte e vërtetë”, tha Ëanda. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online