Përpara ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit, Policia ka blinduar gjithë kryeqytetin dhe stadiumin “Air Albania”. Me frikën që të mos ketë grumbullimeve të tifozëve për të festuar, veçanërisht ka përqendrim të forcave policore në sheshin “Nënë Tereza”. Për të mos bërë një gabim të dytë, pasi pati një organizim të festës pasi bardheblutë u shpallën kampion pikërisht në të njëjtin vend.
Rreth 400 forca të tilla janë në ambientin afër stadiumit, duke pasur një vëmendje më të madhe edhe se vetë përballjet derbi ku duhet të menaxhohen të dyja tifozeritë. Në “Zona Gol” është folur edhe për këtë situatë të ekzagjeruar, ndërsa gazetari “Supersport”, Gjergj Stefa ka shtruar pyetjen: “Do ta shohim. Po kur të jenë zgjedhjet dhe të bëhen tubimet e tyre partiake, kështu do të veprojnë, apo do të joshen nga ideja për t’u mbushur si më parë dhe duke sakrifikuar disa persona më tepër të infektuar?”. /Sport Ekspres/