Po ndodh/ Humbjen e parë po ia shkakton ekipi ku ishte para kalimit te Chelsea, tifozët e Brighton për Potter: Do të shkarkojmë që nesër në mëngjes

Një nisje mbreslënëse ishte ajo e Potter në drejtimin e Chelsea. Trajneri i cili ishte pjesë e Brighton do të zëvendësonte Tuchel. Shumë dyshime kishte për këtë emër për shkakun e CV të tij, megjithatë në 9 ndeshjet e tij me londinezët, numërohen 6 fitore dhe 3 barazime.

Në ditën e sotme, Potter u kthye në shtëpinë e dikurshme, për të luajtur në transfertë ndaj Brighton. Mesa duket këtu mund të provohet shija e humbjes pasi pjesa e parë ndodhet në shifrat 2-0. Për më tepër, tifozët vendas kanë thumbuar trajnerin duke kënduar: “Do të shkarkojmë që nesër në mëngjes”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *