“Po na përdorin si kavje”, Roney hedh bombën për Federatën: Kështu lë futbollin, nëse preket një familjar i imi…

Legjenda dhe ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Roney, ka qenë shumë i ashpër me situatën e fundit që ka përfshirë gjithë botën. Por këtë herë ata që kritikohen janë qeveria dhe Federata e Futbollit në Angli që sfiduan Koronavirusin duke lejuar që të zhvilloheshin ndeshjet normalisht me tifozë.

Megjithatë dalja si pozitiv në teste për Artetën, ka shtyrë menjëherë planin e fundjavës. Sa i përket Rooneyt, ky i fundit luan me Derbyn dhe është shprehur se nëse edhe një familjar i vetëm infektohet pikërisht nga këto ndeshje, mendon edhe të lërë futbollin.

“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre ka qenë një javë shqetësuese. Një javë që të bën ty që të ndjesh mungesën e drejtuesve nga qeveria dhe nga Federata për futbollin. Pas një takimi emergjent u mor edhe vendimi i duhur, ndërsa lojtarët në Angli po trajtoheshin si kavje.

Unë e di se si ndihem. Nëse ndonjë nga familja ime infektohet përmes meje, sepse unë duhet të luaj kur nuk është e sigurt dhe ata sëmuren rëndë, do të më duhet të mendoj shumë për të luajtur akoma. Unë kurrë nuk do t’ia falja autoriteteve.Pjesa tjetër e sportit – tenisi, Formula një, regbi, golfi, futbolli në vendet e tjera – po mbyllet dhe ne na është thënë që të vazhdojmë. Unë mendoj se shumë futbollistë po pyesin, ‘A ka diçka të bëjë me paratë që janë të përfshirë në këtë?”, ka thënë Roney. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online