“Nuk prishet Shehi me Tiranën për 1 mijë euro”, Starova këshillon trajnerin kampion: Tirana nuk lihet lehtë

Menjëherë pas fitimit të titullit kampion vëmendja është kthyer te kontrata e Orges Shehit. Zërat për një largim të mundshëm të tijin kanë nisur të qarkullojnë. Lidhur me këtë çështje, Sulejman Starova ka thënë në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se arsyeja e vetme e mbylljes së bashkëpunimit është për pjesën ekonomike. Por në krahun tjetër këshillon Shehin të qendrojë, teksa shprehet se Tirana nuk lihet lehtë.

“Unë dua t’i them Shehit se Tirana nuk lihet lehtë. Jam i bindur që nuk do largohet. Unë them që Shehi nuk prishet me Tiranën për 1 ose 2 mijë euro, sepse kjo mund të kompensohet me premio. Tirana është pjacë e madhe. Largimi nëse vjen, do jetë vetëm për çështje ekonomike dhe jo prej largimit të lojtarëve”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online