Historia e Mbape është komentuar gjatë gjithë merkatos së verës. Futbollisti e dëshiroi aq shumë kalimin te Reali i Madridit, më veçanërisht pasi PSG zyrtarizoi Mesin. Tashmë është kuptuar se francezi kërkon gjithmonë qendrën e vëmendjes dhe bëhet nervoz kur e humb atë. Megjithatë drejtuesit e klubit të PSG e bllokuan transferimin e Mbape, që mund të shkojë në sezonin tjetër si “i lirë” pasi i përfundon kontrata. Por a e dëshiron vërtet francezi stemën e madrilenëve apo sheh sërish interesin e tij?
Nëse versioni i gazetarit spanjoll Albert Lesan është i saktë, atëherë Mbape do të fitojë urrejtjen edhe të tifozëve të Realit. “Mbape ka paralajmëruar Realin e Madridit se duhet ta harrojnë nëse marrin edhe Erling Haland në skuadër”. Pra qartësisht ylli PSG kërkon rolin e protagonistit te madrilenët dhe nuk dëshiron lojtar tjetër në të njëjtën lartësi për të mirën e klubit, duke bërë kështu rolin e presidentit Perez. /Sport Ekspres/