“Po mendojmë se duhet ti shtypim të gjithë që na dalin para”, flet Salihi: Nuk i mësojmë dot lojtarët si gjuhet në portë

Hamdi Salihi ka folur në një lidhje në “Skype” me emisionin “Skaner” në “MCN TV”. Ndihmësi i Rejës në stafin e Komëbtares ka komentuar ndeshjen e barazuar kundër Islandës. Ish-sulmuesi shkodran kërkon nga tifozët dhe analistët që të jenë më me këmbë në tokë, pasi e shikon të tepëruar nënvlerësimin e kundërshtarëve.

“Ne e kishim përgatitur veten për një ndeshje shumë të fortë fizikisht. Duke luajtur edhe vitet e kaluara me këtë lloj ekipin, e dinim çfarë kërkojnë. Forca dhe dëshira dhe mënyra e tyre e të luajturit ishte e njëjtë. U munduam ti impononim lojën tonë. Dolëm shumë herë nga krahët, nuk arritëm të finalizonim asnjë nga krosimet që erdhën nga krahët. Është ndeshja që kemi shkuar më shumë në atë pozicion. Është edhe lodhja nga sezoni i gjatë.

Po, Roshi ka qenë që ditën e parë kur ka ardhur duke bërë terapi. Ka një inflamacion rrëzë kofshës. Ka bërë dy tre ditë stërvitje për ta provuar. E provoi deri në fund. Trajneri e kishte predispozicionin për ta përdorur sapo i duhet, por e pati të pamundur. Doktori na tha që është më mirë të nisë rekuperimin e plotë.

Ndërrimi i Balliut nuk ishte për konsumimin e tij. Ishte sepse rrezikonte për të marrë kartonin e kuq. Gjithë stoli i Islandës u fut dhe e vuri në presion arbitrin. Një faull tjetër mund ti jepte një karton tjetër të verdhë. Në atë moment trajneri bëri një zëvendësim të shpejtë dhe futi Veselin.

Po i nënvlerësojmë kundërshtarët. Kemi rritur vlerësimin për veten dhe po mendojmë se duhet ti shtypim me këmbë të gjithë kundërshtarët që na dalin përpara. Por nuk është kështu. Duhet të jemi më realist. Objektivi jonë është vendi i parë dhe do ishte dështim nëse nuk do e arrinim. Por po flasim për një ekip që ka shkuar në Botëror dhe Europian në dy edicionet e fundit.

Ato 20 metrat e fundit janë më tepër cilësi individuale, ose e ke, ose nuk e ke. Nuk është diçka që mund tja mësosh një sulmuesi. Nuk mundet dikush nga stoli ti mësojë lojtarit si gjuhet në portë. Asllani për tre ditë ka qenë i dëmtuar. Duhet të keni informacion edhe ju. Ditën para se të nisemi është futur me ekipin. Duke pasur lojtarin tjetër 100% gati dhe trajneri zgjedh të shkojë me të. Diferencat nuk janë shumë të mëdha mes lojtarëve që janë këtu. Edhe të premten do ketë ndërrim lojtarësh, duke ruajtur skemën. Do freskojmë secilin repart. Me Brojën do shihet gjendja e tij. Inshallah do të jetë 100% deri në ditën e ndeshjes”, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *