“Po më dridheshin gjunjët, e humba fare”! Muja tregon debutimin te Shqipëria: Te Kombëtarja përjetova gëzimin më të madh të jetës sime

Arbnor Muja është një prej zbulimeve të trajnerit Silvinjo. Lojtari i Antëerp, i cili arriti të shënonte edhe në Champions League, e ka bërë debutimin e tij me Shqipërinë. Ai arriti që të shënonte edhe në ndeshjen me çekët, por për fatin e keq, goli do t’i anulohej për pozicion jashtë loje. Muja ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, rubrika e re e Sport Ekspres, teksa ka folur për përjetimin që ka marrë nga Kombëtarja. (Intervistën mund ta gjeni te video më poshtë)

“Kombëtarja është ndryshe nga klubi. Ka ndodhur të fitojmë kampionatin me Antëerp, të shënoj gol aty, të shkojmë në Champions League, por ndjenja sikur atë natë që bëra golin kundër Çekisë, nuk kam përjetuar. Edhe pse u anulua, në atë moment, përjetova një prej gëzimeve më të mëdha të jetës sime. Unë jam rritur me himnin kuqezi dhe ngjyrat kuqezi. Sa herë që kishte ndeshje Shqipëria, unë e shikoja dhe kur këndohej himni aty, më rrënqethej trupi, lërë më tani që jam vetë lojtari.

Mbaj mend ndeshjen brenda me Poloninë ku fituam 2-0, stadiumi plot me shqiptarë dhe kur dëgjova himnin, i gjithë trupi mu rrënqeth fort dhe e këndova me zemër himnin. E kam pasur ëndërr ta jetoja këtë ditë, nuk kam përjetuar asgjë diçka më të mirë. Debutimi? Më kujtohet, ishte ndeshja Ceki-Shqipëri, 1-0. Unë dola për të bërë nxehjen, shikoja trajnerin dhe pankinën. Prisja që trajneri të më thoshte që të hyja në fushë. Pastaj barazuam dhe aty e dija që do të hyja. Mu dridhën gjunjët në atë moment, humba pak. Nuk më ka ndodhur më herët, megjithëse jam mësuar me stadiume të mëdha, në Champions League tani, por në atë ndeshje humba pak”, tha Muja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online