“Po më bëhet simpatik për herë të dytë”, Starova lavdëron trajnerin e Partizanit: E rallë ta shikosh edhe në Europë

Partizani udhëheq me pikë të plota kampionatin, ku në 3 ndeshje ka grumbulluar 9 pikë. Sulejman Starova ka lavdëruar ndër të tjera trajnerin e të kuqve. I ftuar në rolin e analistit sportiv në emisionin “Skaner” në “MCN TV“, ish-futbollisti i njohur vlerëson faktin që Kolela pranon hapur gabimet e tij përpara mediave. Diçka që sipas Starovës, pak trajnerë në Europë e bëjnë.

“Ky trajneri po më bëhet simpatik për herë të dytë. Partizani është pretendent kryesor për titullin kampion. Nuk falet në Ballsh që të falësh në lojë. E lavdëroj trajnerin, sepse nuk kam dëgjuar ndonjë trajner tjetër të dalë dhe të marrë përsipër problemet. Ky zotëria, ka dy herë që pranon gabimet. Është e rrallë të shikosh në botë dhe në Europë, që trajneri të dalë dhe të marrë përsipër gabimet e tij. Ky person po më duket simpatik në këtë drejtim”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *