“Po luhet me një portë“, Aleksi flet pas pjesës së parë të derbit: Partizani ka kapur vetëm një herë topin

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Një sfidë e ndezur që ka dhuruar mjaft spektakël. Pas vërshëllimës së Juxhin Xhajës, Aleksi ka folur për mikrofonin e “Oversport“-it, ku është shprehur se Tirana po dominon ndeshjen dhe meriton epërsinë 0-1.

“Ju po e shihni, Tirana po e dominon këtë ndeshje. Po luhet me një portë. Vetëm një herë e kapi topin Partizani, kur ne u ndëshkuam me të kuq. Lulaj kapi topin përpara kundërshtarit”, ka thënë Aleksi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *