“I gjithë komuniteti i futbollit është me ju“, Duka viziton Thaçin dhe Veselin në burgun e Hagës: Do dilni fitimtarë

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë pasur një vizitë të veçantë ditën e sotme. Armand Duka dhe Agim Ademi kanë udhëtuar drejt Hagës për të takuar nga afër dy figura të rëndësishme të politikës shqiptare. Presidenti i FSHF-së ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ku tregon se si Thaçi, ashtu edhe Veseli, do të dalin fitimtarë nga pretendimet për të përbaltur UÇK-në.

“Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Më erdhi shumë mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar. Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju“, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online