“Po lëndon shumë njerëz ky psikopat”! Berat Gjimshiti kërkon ndihmën e tifozëve, ka një denoncim

Dihet që futbolli është një nga sportet më të ndjekura në botë dhe sigurisht qe lojtarët e suksesshëm marin goxha vëmendje mediatike. Por shpesh herë ky fakt bëhet burim i vjedhjeve të identitit sidomos në rrjetet sociale, pasi shumë të rinjë kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht nga arritjet e personave të famshëm.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe mbrojtësit të kombëtaren sonë, Berat Gjimshiti. Një person i panjohur i ka hapur një llogari në Facebook me kredencialet e mbrojtësit të Atalantës, të cilin ky i fundit e quan një psikopat. Në një postim në Instagram, Berati ka kërkuar nga ndjekësit e tij që t’i bëjnë report kësaj adreseje false. “Miq të dashur, ju lutem bëjini report kësaj adrese, ose mos e ndiqni më.

Është një profil fals. E ka krijuar një psikopat, i cili ka përdorur identitetin tim prej muajsh. Po ju kërkoj të gjithëve t’i bëni report. Duhet ta frenojmë, pasi ka lënduar shumë njerëz. Faleminderit për ndihmën tuaj“, shkruan Berat Gjimshiti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *