Po kthehet edhe në kampionat, trajneri i Gëangju: Jasir Asanin do ta quaja si një transferim i ri për ne

Duket se janë sheshuar problemet mes Jasir Asanit dhe trajnerit të Gëangju. Pas “dënimit” 6 mujori që i bëri lojtarit shqiptar, pas paraqitjeve të Asanit në Europianit, duket se edhe trajneri i ekipit të Gëangju ka ndryshuar mendim. Ai tha fjalët më të mira për Asanin, ndërsa e riktheu si titullar në ndeshjen e Kupës.

Ndërkohë sot u luajtë java e parë e sezonit të ri në Korenë e Jugut dhe Asani do të aktivizohej në minutën e 46. Madje, trajneri e quajti futbollistin e Kombëtares si një transferim të ri për klubin e tij. “Asani mund të luante nga fillimi, por ka konkurrencë, është edhe Gabriel. Gabriel mund të luajë edhe si sulmues, luan mirë me të dyja këmbët. Për mua ardhja e Jasir Asanit duhet të quhet si një transferim i ri”, u shpreh trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/