Po kalon rini të dytë dhe mosha nuk tregon asgjë për të, Reali i Madridit nuk e lëshon Luka Modriç

Luka Modric është pika kyçe e mesfushës së Real Madrid dhe qëndrimi i tij nuk disktohet. Mesfushorit kroat i përfundon kontrata këtë vit, por të gjithë duan qëndrimin e tij.

Pavarsisht moshës 36 vjeçare, ai është shtylla e ekipit dhe kjo u vërtetua dhe me fitoren e Champion League. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Modric do të rinovojë dhe për 1 vit me Real Madrid.

Tratativat janë përshpejtuar sepse dëshira është e përbashkët. Nesër do të vijë edhe njoftimi zyrtar. Dita e nesërme do të jetë ditë e rëndësishme për klubin madrilen, pasi pritet të bëhet njoftimi zyrtar edhe për transferimin e Tschouameni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *